Erling Haaland futbollisti i Manchester City ka ngritur një padi kundër Norwegian Air Shuttle ASA pasi kompania përdori modelin e tij të veçantë të flokëve në një fotografi të aeroplanit.

Reklama u publikua gjatë Kupës së Botës dhe paraqiste një aeroplan me një fotomontazh të flokëve të Haaland dhe mbishkrimin:”Nuk jemi ndjerë kurrë më norvegjezë”.

“Është e vështirë për ne të kuptojmë pse përfunduam në gjykatë”, pohoi zëdhënesja e kompanisë, Catharina Solli. Sipas saj kompania bëri tifo për ekipin kombëtar gjatë verës përmes disa postimeve të frymëzuara nga trendet e rrjeteve sociale duke kërkuar kështu një dialog mes tyre dhe Haaland.

Avokati i Haaland nga ana tjetër pretendon se ky rast ka të bëjë me përdorimin ilegal të tipareve dalluese të futbollistit nga norvegjezët për të shitur bileta aeroplani gjatë finaleve të Kupës së Botës.