Bayern München e nisi ndeshjen në Leipzig në mënyrë të vështirë, duke u gjendur nën presion që në minutat e para, por në fund shkëlqeu dhe mposhti ekipin vendas me rezultatin 5-1, duke shmangur humbjen e parë në Bundesliga këtë sezon.

Leipzig kaloi i pari në avantazh në minutën e 20-të me golin e Romulo, pas një aksioni nga krahët e mbrojtjes së Bayern. Në këtë pjesë, bavarezët vuajtën nga mungesa e disa mbrojtësve krahu si Laimer, Stanisic, Boey dhe Davies, ndërsa Kimmich filloi nga stoli.

Në pjesën e dytë, Bayern reagoi fuqishëm. Gnabry barazoi shifrat 1-1 në minutën e 50-të, duke shënuar golin e tij të 100-të në përfaqësimin me fanellën e klubit. Më pas, Kane kaloi Bayern në avantazh 2-1 në minutën e 67-të pas një gabimi të Baku. Goli i Tah në minutën e 83-të, Pavlovic në të 86-tën dhe Olise në minutën e 88-të vulosën fitoren e thellë 5-1.

Ndeshja nuk kaloi pa tensione: Goretzka u dëmtua pas një ndërhyrjeje të ashpër të Seiwald në minutën e 29-të dhe u largua pas pushimit të pjesës së parë me gju të lënduar.

Një lajm pozitiv për Bayern ishte rikthimi i Jamal Musialas, 22 vjeç, 196 ditë pas dëmtimit në këmbë, duke zëvendësuar Gnabry në minutën e 87-të dhe duke asistuar për golin e fundit të Olise.