Argjentinë-Egjipt nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Dueli i 1/8-ve të Botërorit rezultoi për ‘zemra të forta’ dhe meritën më të madhe e kishte Egjiptit, që befasoi duke marrë epërsinë e dyfishtë. Në Mercedes Stadium afrikanët bënë befasinë e madhe duke marrë avantazhin në minutën e 15 me Ibrahim.

Nuk kaloi shumë dhe Argjentina fitoi një penallti të cilën Messi mori përsipër ta ekzekutonte. Megjithatë 8 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ gaboi për herë të dytë nga 11-metrat në këtë Botëror, duke vendosur dy rekorde negative. Ai u bë lojtari i parë i cili humbet dy penallti brenda një kompeticioni të Botërorit pa përfshirë ekzekutimet e 11-metërshave kur sfida përfundon në barazim pas 120 minutave, si dhe e dërgoi në 4 rekordin e penalltive të humbura të një lojtari në kampionatet botërore. Për ta nxirë më shumë situatën mendoi Ziko në pjesën e dytë. Pasi iu anulua një gol për faull në mbrojtje, i njëjti lojtar dyfishoi në minutën e 67 duke shokuar tifozët e Argjentinës në të gjithë botën, pasi ishte shumë pranë eliminimit.

Përmbysja e madhe e kampionëve në fuqi të botës do të niste në minutën e 79-të. Romero shkurtoi diferencat me kokë dhe riktheu shpresat e argjentinasve pas astit të Messi-t. Ky shërbim e bëri Messin asistuesin më të mirë në historinë e botërorëve, me 9 asist. 1 më shumë se legjenda tjetër argjentinase Diego Armando Maradona. Më të bukur situatën do ta bënte Messi që vetëm pak çaste më pas do të realizonte për të barazuar 2-2 rezultatin.

Ky gol e ngjiti në kuotën e 8 realizimeve në këtë Botëror Messin, duke udhëhequr listën e golashënuesve me 1 rrjetë më shumë se Mbappe dhe Halaand. Ajo që do ta bënte të pabesueshme këtë përballje erdhi në minutën e 91. Kur tifozët po përgatiteshin për shtesat, Lautaro Martinez asistoi për Enzo Fernandez, i cili nuk fali me kokë dhe kompletoi përmbysjen e çmendur në 3-2.

Festë e madhe te Argjentina që dy duelet e fundit ka qenë pranë eliminimit, por ia del ne ekstrem. Nervozizëm te Egjipti që ishte shumë pranë mrekullisë. Ëndrra e faronëve ndalet në 1/8-t teksa para këtij Botërori kurrë nuk e kishin kaluar fazën e grupeve. Sa i përket Argjentinës 3 herë kampione botë në fazën çerekfinale të këtij Botërori do të përballet me fituesin e çiftit Zvicër-Kolumbi.

Argjentine 3-2 Egjipt

Zhvillimet më të rëndësishme

90+2′ Përmbysje e frikshme. Fernandez shënon të 3 për Argjentinën.

83′- E pabesueshme. Argjentina barazon në harkun e 4 minuta. Messi shlyen gabimin

79′- Argjentina shkurton diferencat me kokë falë Romeros dhe rihap llogaritë në minutat e fundit.

67′- Ziko realizon sërish. Këtë herë aksioni është i rregullt. Argjentina shumë pranë eliminimit.

58′- Egjipti shënon edhe golin e dytë me Zikon, por pas rishikimit në VAR anulohet për faull në nisje të aksionit

21′- Argjentina fiton penallti, por Messi gabon dhe Egjipti mbetet në avantazh

15′- Egjipti bën befasinë. Kalon në avantazh me golin e Yasin, i cili realizon me kokë 

1′- Ka nisur në Atalanta ndeshja e parafundit e fazës së 1/8-ve mes Argjentinës dhe Egjiptit.