Detaje të reja kanë dalë në dritë nga humbja e Francës ndaj Spanjës në Kupën e Botës, duke zbuluar tensionet që kanë përfshirë skuadrën e Didier Deschamps gjatë ndeshjes.
Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, në pushimin mes pjesëve ka pasur një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes, ku protagonisti kryesor ka qenë Ousmane Dembélé.
Raportohet se sulmuesi i Paris Saint-Germain ka kritikuar bashkëlojtarët për mënyrën se si po ushtrohej presioni ndaj lojtarëve spanjollë, duke theksuar se mungesa e koordinimit në fazën mbrojtëse po i lejonte kundërshtarët të dominonin lojën.
Megjithatë, sipas medias franceze, reagimi i Dembélés nuk është pritur mirë nga disa futbollistë të Francës, të cilët janë irrituar nga kritikat e tij. Debati ka rritur tensionin në dhomat e zhveshjes, në një moment kur skuadra kërkonte të gjente zgjidhje për të përmbysur rezultatin.
Në fund, Franca nuk arriti të reagojë dhe u eliminua nga Spanja, ndërsa zbulimet e L’Equipe hedhin dritë mbi atmosferën e vështirë që mbizotëroi brenda kampit francez gjatë sfidës.
