Bledar Devolli dhe ndihmësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Kamzës. Klubi nga periferia e kryeqytetit me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare në Facebook, njofton shkarkimin e stafit teknik pas humbjes ndaj Teutës. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe presidenti i klubit Naim Qarri nuk e kanë kapërdirë humbjen e dytë radhazi në kampionat duke larguar nga drejtimi i klubit trajnerin Devolli i cili e nisi sezonin me një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës brenda në Selman Stërmasi.
2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)