Edhe pse ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në verën e vitit 2029, sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha mund të largohet në orët e fundit të merkatos verore. Sot mbyllet tregu i lojtarëve në Europë dhe 27-vjeçari mund të bëhet me ekip të ri.

Ky është raportimi që vjen nga “The Croate”. Zhvendosja në këtë pikë, do të ishte “thikë me dy presa” për shqiptarin, jo një largim i dëshiruar, por vendim i klubit, pas mbingarkesës në fazën ofensive me transferimet e reja.

Gjithsesi, nuk jepet siguri nëse Arbër Hoxha do largohet apo jo prej Dinamo Zagreb, pasi mbetet si mundësi, e cila do ndikojë nga klubet e interesuara dhe kushtet financiare.