Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka marrë një vendim drastik pas humbjes së sotme, duke përjashtuar përfundimisht nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi.
Sipas njoftimit, vendimi vjen pas një veprimi të konsideruar me dashje nga ana e Trashit, i cili ka shkaktuar një penallti në ndeshjen mes Bylisit të Ballshit dhe Flamurtari FC të Vlorës. Ekipi u prit me protestë pranë stadiumit “Flamurtari”, menjëherë pas mbërritjes në Vlorë. “Flota Kuqezi” dhe tifozët akuzojnë Trashin për shitje të ndeshjes.
Flamurtari u mposht në sekondat e fundit të takimit, një humbje që ka rënduar ndjeshëm situatën e skuadrës në renditje, duke e çuar ekipin drejt fundit të tabelës.



