Chelsea i dha leksion futbolli Paris Saint-Germain në finalen e Botërorit të klubeve duke e mundur 3-0. Por menjëherë pas përfundimit të finales së madhe është regjistruar një moment tensioni.

Mediat e huaja shkruajnë se shpërtheu një sherr masiv me protagonist Donarumman dhe Joao Pedro në fillim, pastaj u përfshi edhe trajneri i francezëve, Luis Enrique!

Portieri i PSG dyshohet se është provokuar në fund të ndeshjes nga sulmuesi i Chelsea dhe menjëherë sapo ka përfunduar takimi gardiani italian ka shkuar të “sqarohet” me sulmuesin e bluve, por gjërat kanë precipituar!

Siç shihet në fotografitë e publikuara nga “TGCOM24”, Gianluigi Donnarumma shihet që godet dhe shtrin përtokë Joao Pedron, ndërsa më pas merr pjesë në sherr edhe trajneri Luis Enrique që gjithashtu e godet lojtarin e Chelsea.

Pas kësaj u përfshinë lojtarë të tjerë dhe stafet, duke e bërë situatën më kaotike në fushë!