Mesfushori Sergej Milinković-Savić nuk ishte pjesë e listës së Serbisë, për ndeshjen kualifikuese të Botërorit ndaj Shqipërisë.
Për këtë temë ka folur trajneri i serbëve, Dragan Stojkovic, në konferencë për shtyp. Ai thasë e ka ftuar pesë herë për t’u bashkuar me ekipin, por sipas tij, Milinković-Savić i është përgjigjur duke i thënë se nuk është i përgatitur mendërisht. Pas kësaj, Stojkovic thasë për sa kohë ai do trajnojë kombëtaren serbe, mesfushori nuk do jetë pjesë e ekipit.
“Sa për Sergejin, e kam ftuar pesë herë. Ai pohoi se nuk ishte i përgatitur mendërisht. Për sa më përket mua, për sa kohë që unë jam trajneri, ai nuk do të ftohet përsëri. Me një trajner tjetër, do të duhet ta pyesësh atë një ditë. Nuk mendoj se ka më kuptim të humbasësh kohë. Pavarësisht lojës, unë ende kam respekt të madh për të. Qëndrimi i tij është se nuk është psikologjikisht i gatshëm”- tha ai.




