Mbrojtësi Bujar Pllana është një nga emrat e grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e Play Off-it të Botërorit, duke u bërë pjesë e Shqipëria.

24-vjeçari ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, edhe pse më parë ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Kosova. Zgjedhja e tij ka tërhequr vëmendje dhe ka sjellë reagime edhe nga kampi i Kosovës.

Trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh se e kishte ndjekur prej kohësh Pllanën, por theksoi se vendimi për të luajtur me Shqipërinë është personal dhe duhet respektuar.

“I kemi parë ndeshjet e tij dhe kemi vendosur për grupin që kemi aktualisht. Secili lojtar ka kontribuar për të arritur këtu ku jemi dhe është i rëndësishëm për rolin e tij. Nëse ai ka zgjedhur Shqipërinë, atëherë është vendimi i tij. Gjithmonë kam thënë se kur luajnë për Kosovën, lojtarët duhet të japin maksimumin dhe të luajnë me zemër”, deklaroi Foda.