Cristiano Ronaldo ka sfiduar të gjithë yjet e futbollit, pasi sipas mediave britanike i ka dhuruar një unazë prej 615 mijë paund të dashurës së tij.
Unaza e firmës ‘Cartier’ është me diamante dhe konsiderohet si një prej modeleve më unike të markës së njohur.
Sipas ‘GamingDeals’, që përpiloi një listë të unazave më të shtrenjta të fejesës në futboll, portieri i Anglisë, Jordan Pickford renditet i dyti me 500,000 £ unazë për gruan Megan Davison. Unaza e Ashley Cole me vlerë 275,000 paund për ish-gruan Cheryl, u rendit e treta.
Georgina dhe Ronaldo janë prindër të një vajzë së bashkë, ndërkohë që ylli i futbollist ka edhe 3 fëmijë të tjerë me nëna surrogate.