Një 17-vjeçare ka humbur jetën në veri të Francës gjatë festimeve të tifozëve pas kualifikimit të kombëtares franceze në gjysmëfinale të Botërorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Aulnoye-Aymeries, një qytet me rreth 10 mijë banorë, ku tifozët kishin dalë në rrugë për të festuar suksesin e Francës ndaj Marokut në çerekfinale.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga media franceze “Le Parisien”, adoleshentja ndodhej në pjesën e pasme të një kamioni gjatë paradës së festimeve, kur dyshohet se humbi ekuilibrin dhe ra nga mjeti, duke u përplasur me të.

Drejtuesi i kamionit, i cili kishte disa persona në bord gjatë festimeve, është arrestuar menjëherë në vendngjarje. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila ka tronditur komunitetin lokal.