Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 3-0, ndërkohë që pas këtij dueli, i shpallur edhe si lojtari I ndeshjes Freddy Alvarez, deklaroi për mediat duke shpjeguar edhe mënyrën e festimit të golit të tij me duart dhe shikimin nga qielli, një dedikim special ky për vajën e tij që ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 9-vjeçare në Tiranë.

“Shpresoj që ta fitoj këtë çmim edhe javën tjetër, që të ndihmoj ekipin të marrë pikët. Në aspektin personal nuk jam mirë, për atë që më ndodhi. Familja ime nuk ka qenë aty ku duhet, pasi e dini se çfarë ka ndodhur. Por jam këtu, për të luftuar dhe për të marrë pikët, për skuadrën. Faleminderit Shqipërisë, faleminderit për suportin. Jo vetëm ekipi, por të gjithë më kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Sigurisht që dedikimi ishte për vajzën time. Mendoj se po më shikon dhe po më ndihmon”, tha Alvarez.