Të hënën, Lamine Yamal do të festojë 19 vjetorin e tij të lindjes, por në mbrëmjen e së premtes do të mësojmë nëse do ta festojë në grumbullim me skuadrën e Spanjës në prag të gjysmëfinales apo në pushime.

Përpara dy vitesh në Donaueschingen në Bavari, i sollën tortën me numrin 17 në prag të finales së Evropianit ku luajti si protagonist dhe fitoi ndaj Anglisë.

Në botëror i vetmi yll që ka munguar ka qenë ai. I ardhur pas thuajse 2 muaj pa luajtur për shkak të një dëmtimi muskular, me vështirësi po merr formë. Për të kuptuar vështirësitë e rrugëtimit të tij, është progresioni i minutazhit që i ka dhënë De La Fuente në 5 ndeshjet e para; 20, 45, 75, 84 dhe 90. Vetëm 1 gol i shënuar ai në fitoren 4-0 ndaj Arabisë Saudite, ndonjë manovër e bukur, por akoma shumë pak për pritshmëritë dhe talentin e tij të madh.

“Mund të bëj më mirë, nuk më mjafton kjo që po bëj”, tha Yamal duke shtuar: “Unë jam superkërkues ndaj vetes, nuk kam thënë kurrë ‘ok, më mjafton’, as në kombëtare e as te Barcelona”.

Është Botërori i parë i tij, çerekfinalja e parë, një fazë që Spanja nuk e arrinte që nga 2010.

“Njerëzit i kujtojnë momente si këto, kur janë 1/8 e finaleve, çerekfinalet”, vijon Yamal dhe shton: “Unë bashkë me ta, këto janë situatat ku unë jam më i motivuar. I konsideroj kritikat si diçka pozitive, por ditën që unë jam mirë, e gjithë bota duhet të heshtë”.

Lamine Yamal do të flaë për veten, të festojë ditëlindjen në Botëror me vëllain e tij të vogël Kayne, deri tani thuajse më protagonist se vetë sulmuesi.

“Është si të jetë djali im, e dua shumë”, thotë 18-vjeçari. Dhe atëherë Yamal duhet të shënjë sërish sepse asnjë nuk i feston më mirë golat e La Roja se Keyne i vogël, për këtë mjafton të shohësh fytyrën e tij ëngjëllore pas golit të tretë të Oyarzabal në fitoren ndaj Austrisë.