Grupi A
Për Poloninë, zonjë shtëpie, ka vetëm një alternativë për ndeshjen e sotme ndaj Republikës Çeke, e fundit për të në Grupin A, fitore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Smuda luajti një futboll të bukur ndaj Rusisë, me kundërsulme të shpejta dhe kombinime të bukura në sulm. Kualiteti i grupit është i madh, por Levandovski e “Kuba” mund të bëjnë të ëndërrojë një komb i tërë. Pas dy barazimeve nevojitet një fitore për kalimin e turit dhe për çekët duket se asgjë nuk do të jetë e lehtë. Rep. Çeke, së cilës një pikë mund të mos i mjaftojë (nëse Greqia mund Rusinë), sigurisht nuk do të luajë në sulm, por do të kërkojë të shfrytëzojë rastet në kundërsulm. Si kundër Rusisë, ashtu edhe ndaj Greqisë, nuk ka shkëlqyer mbrojtja, që është një problem. Në portë kthehet Çeh.
Rep.Çeke-Poloni
Polonia ka kualitet, Levandovski e “Kuba” mund të bëjnë të ëndërrojë një komb i tërë. Nevojitet një fitore për kalimin e turit përballë çekëve