Adeyemi do të duhet të paguajë një gjobë prej 450,000 eurosh për posedim të armëve të paligjshme, raporton gazeta gjermane Bild.

Një vit më parë, gjatë një kontrolli të futbollistit dhe partneres së tij, këngëtares Loredana Zefi, policia gjeti një elektroshok dhe një bokser, dhe sipas ligjit gjerman për armët, blerja, posedimi dhe mbajtja e armëve të tilla është një krim i rëndë. Edhe pse incidenti ndodhi vitin e kaluar, ai u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes së publikut sepse pas një procesi disamujor, erdhi vendimi. Ai mori një gjobë të majme! Adeyemi do të duhet të paguaj 450,000 euro, të ndara në 60 këste nga 7,500 euro.

Futbollisti dhe avokati i tij refuzuan të komentonin mbi këtë rast, dhe Borussia Dortmund tha se i merr seriozisht akuzat penale dhe do të zhvillojë një takim me futbollistin, “duke respektuar kriteret e konfidencialitetit”.