Fitore minimale për Chelsea-in dhe Arsenalin në javën e 18-të të Premier Leagues. Finalizimi i spanjollit Marcos Alonso në minutën e 3-të shtesë të pjesë së parë i mjaftoi Chelsea-it të Antonio Contes për të kaluar me rezultatin 1-0 Southamptonin dhe për të barazuar përkohësisht, Manchester United në kuotën e 38 pikëve në vendin e dytë.
Pas 3 ndeshjesh pa fitore gjeti rrugën e suksesit edhe Arsenali që me një gol të Mesut Ozil kaloi në Emitares, Newcastle-in e Rafa Benitez duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 4-t të renditjes.
Surpriza e këtij sezoni Burnley u ndal në një barazim pa gola nga Brighton . Zhgënjyen Watfordi dhe Leicester City që pësuan humbje të rënda në shtëpi respektivisht nga Huddersfield dhe Crystal Palace me shifrat 1-4 dhe 0-3.
16 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)