Flamurtari vendosi të përjashtonte nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi, pasi pretendon që shkaktoi me dashje penalltinë ndaj Bylisit në fund. Vlonjatët u mposhtën 2 me 1 nga Bylisi pas këtij episodi. Së fundmi ka reaguar edhe grupimi që mbështet Flamurtarin. “Flota kuqezi” mbështet vendimin e presidentit Sinan Idrizi, e njëkohësish sulmon ashpër kapitenin Trashi.

“Turpi e ka emrin Trashi. Flota kuq e zi mbështet plotësisht vendimin e klubit për përjashtimin e kumarxhiut Lorenc Trashi. Pas rasteve të dyshimta të përsëritura të kumarxhiut Lorenc Trashit, përjashtimi i tij është mëse i merituar! Fanella e Flamurtarit më e rëndësishme se këta individë. Do kujtohesh gjithmonë në Vlorë si njeri i shitur. Duam afër klubit tonë ata që e ndjejnë të luajnë për këtë fanellë, jo ata që e shesin, jo ata që shiten, jo dallaveraxhinjtë. Larg dallaveraxhinjtë nga Flamurtari”, shkruan grupimi “Flota kuqezi”.