Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është parë të enjten në rrugët e Tiranës duke bërë një ndalesë krejt të papritur: blerje frutash në një dyqan të rastit pranë stadiumit “Air Albania”.
Shefi i klubit francez, i cili ndodhej në Shqipëri për mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u shoqërua nga truproja e tij, por zgjodhi të sillte thjeshtësi në një moment të përditshëm.
Pamjet e regjistruara tregojnë Al-Khelaifin duke zgjedhur fruta dhe duke shkëmbyer disa fjalë me qytetarët që e njohën. Personi që e filmon nuk e fshehu habinë që një miliarder dhe figurë kaq e njohur në futboll të ndalej për një gjest kaq të zakonshëm.
Në fund, megjithë statusin e tij si një nga biznesmenët më të fuqishëm të botës së sportit, Al-Khelaifi u soll si çdo qytetar i thjeshtë, duke e bërë skenën edhe më të veçantë për ata që e panë nga afër.