Rey Manaj pas një periudhe të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, u kthye në Turqi dhe pikërisht të skuadra e Sivasspor.
Presidenti i këtij klubi, Burak Ozcoban që tashmë është në Ligën e Parë duke u renditur në vendin e 14, zbuloi disa prapaskena në lidhje me bisedimet me sulmuesin e kombëtares shqiptare por edhe me të ardhmen e Manajt në momentin e tërheqjes nga futbolli i luajtur edhe pse sulmuesi
‘Përpara se të vinte, Rey Manaj më telefonoi dhe më tha se e donte Sivasspor se ishte familja e tij dhe se ai donte të vinte-tregon Ozcoban për median turke-unë i thashë se nuk mund t’i ofronim shumë para dhe qëndruam në kontakt gjatë gjithë kohës. Kur i thashë Manajt për kushtet tona ai tha: ‘ky është projekt për mua, dua të mbyll karrierën time te Sivasspor’
Ozcoban më pas shtoi se sulmuesi kuqezi edhe pas tërheqjes nuk dëshiron të largohet nga qyteti i Sivas.
‘Rey Manaj tha: ‘Dua të bëhem trajner te Sivasspor në të ardhmen’-vijoi Ozcoban-ai është një mik që e do Sivasin. Ne i mbajtëm premtimet që i bëmë dhe ai aktualisht po i mban premtimet që na ka mbajtur. Ai po punon dhe po ndihmon shokët e tij të skuadrës’.
Top Channel
