Lisa Klaveness, presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit sulmoi ashpër FIFA dhe dy krerët e fundit të këtij institucioni, pikërisht Gianni Infantino dhe Sepp Blatter me këtë të fundit që mesa duket e ka propozuar si alternativë të presidentit aktual të FIFA.

Në një konferencë për shtyp Klavessen nuk iu erdhi rrotull fjalëve duke kërkuar hapur dorëheqjen e Infantinos.

‘Gianni Infantino duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka kthim prapa. Kërkojmë që ai të heqë dorë-tha Klaveness-nuk vlen letra e dërguar pas mbledhjes në Rabat. E kuptoj që ai dhe të tjerët janë nën presion për të bërë hapa pas, për të kërkuar ndjesë, por në thelb kjo ishte një pikënisje për të kundërsulmuar. Kemi ardhur në një situatë ku kërkohen masa të jashtëzakonshme për të bërë një ndryshim që të zgjasë në kohë. Nuk e kishim më parë, nuk e kemi as tani. Nuk ka kthim prapa për Infantinon’

Por Klaveness u pyet edhe për ish presidentin Blatter që e kishte propozuar si alternativë të mundshme, me presidentin e qeverisë së futbollit norvegjez që nuk u kursye edhe ndaj tij.

‘Nuk jam në X, por e kam parë-vijoi Klaveness-do ta fotografoj dhe do ta dërgoj. Blatter ishte president i FIFA kur unë isha futbolliste. Kujtoj se ai dëshironte që ne vajzat të luanim me pantallona më të shkurtra nga ato që kishim…por nuk kam se çfarë të dhem më shumë në lidhje me të’.

Top Channel