Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është shprehur se nuk e ka zgjedhur ende formacionin që do të hedhë në fushë kundër Ukrainës. Ai shtoi se e ka studiuar ekipin ukrainas, ashtu si të gjitha ekipet e tjera që ndodheshin në grup me Shqipërinë në play off.
“Po presim një ndeshje të vështirë nesër. Shumë të fortë. Ukraina ka shumë lojtarë të mirë. Nuk e di si do të luajë Ukraina, ashtu siç nuk e di çfarë formacioni do të hedhim në fushë ne. Ukraina ka një ekip të mirë, ka luajtur në Kupën e Botës më herët. Nga ana jonë, kemi lojtarë që kanë treguar dëshirën për të luajtur me Kombëtaren. Nuk di të them se si do të pritet ndeshja, por presim një sfidë të mirë.
Besoj se çdo trajner i përgatit ndeshjet njësoj. E kemi nisur me Ukrainën, kemi vijuar me Suedinë dhe më pas kemi shkuar te Polonia. Kemi parë çdo ndeshje kualifikuese të Ukrainës. Sa i përket gjuhës, gjuha shqiptare më tingëllon shumë e këndshme. Disa vite më parë te Arsenali, kisha një lojtar ukrainas dhe kur e dëgjoja të fliste me familjen e tij, më dukej një gjuhë e vështirë, por e ëmbël.
Gjëja që e bën të lumtur një trajner është të marrë rezultatin. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Nëse do të humbasim do të mërzitem, nëse fitojmë do të jem i lumtur. Do të kemi mundësinë të shohim disa lojtarë të rinj që nuk kanë pasur mundësinë për të luajtur. Kam qenë i pari lojtar brazilian që kam luajtur te Arsenali. Nuk është shumë e lehtë për t’u organizuar kur nuk e di mirë gjuhën, por lojtari ukrainas ka qenë shumë i ëmbël dhe më ka paguar shumë dreka e darka në atë kohë”, u shpreh Sylvinho.


