Qemal StafaËshtë prezantuar sot projekti i stadiumit të ri në kryeqytet që tashmë do të mbajë emrin “Arena Kombëtare”. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se futbolli sot është një nga industritë e zhvillimit. Sipas tij ky stadium do të sjellë të ardhura për kryeqytetin.


Rama foli metaforikisht, duke nënvizuar se “sot kemi skuadrën e duhur, qeveri-FSHF-arkitekt-kompani, që do të mundësojnë një stadium modern, investim prej 50 milionë eurosh, ku do të luhen jo vetëm ndeshjet e kombëtares, por edhe finale të Superkupës së Europës


“Kemi qenë dhe do të jemi deri në fund mbështetës shumë aktivë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të sportit në tërësi, të bindur që ky është një investim përtej sportit. Edhe Shqipëria do të ketë një stadium të standardeve më të larta europiane. Një stadium ku të luajë jo vetëm kombëtarja, por mundësisht edhe një finale e Superkupës së Europës. Dhe do t’ia dalim, duke patur një stadium nga më të bukurit në Europë. Stadiumi i ri, “Arena Kombëtare”, do të ketë një influencë të rëndësishme në ekonominë e kryeqytetit. Do të jetë një hapësirë e gjallë, që do të funksionojë përditë”, – theksoi kryeministri.


Sipas Ramës, investimet në sport nxisin dhe bashkojnë njerëzit me aktivitetin fizik. “Futbolli është një nga industritë më të mëdha të zhvillimit dhe nga pikëpamja sociale dhe kulturore është një instrumenti jashtëzakonshëm për të përcjellë modele. Është e provuar se sporti dhe investimet në sport nuk janë thjesht dhe vetëm investime për ata që zbresin në fushën e garës, apo për ata që ndjekin garë, por janë investime që afrojnë, nxisin dhe bashkojnë njerëzit me aktivitetin fizik”.


Qemal Stafa 1“Ne e dimë shumë mirë se nga vijmë nga pikëpamja e organizimit dhe dua ta shpreh edhe një herë sot atë çka ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në 10 vitet e fundit, – shtoi kryeministri. – I kemi të gjithë para syve skenat e stadiumeve, të cilat më shumë se stadiume ishin arena vulgariteti ekstrem, fusha ku vetëm futboll nuk mund të zhvillohej. Infrastrukturë që nuk u lejonte talenteve që të zhvilloheshin, pasi nuk kishin asnjë mundësi për t’u stërvitur”, deklaroi ai.


Veç kësaj ai shtoi se jemi një popull sedentar, pasi sipas tij vetëm 4 për qind e popullsisë merret me aktivitet fizik. Ai u shpreh i vendosur për të rritur investimet në sport.


“Jemi një popull sendetar dhe jo dinamik si para viteve ’90. Vetëm 4 për qind e popullsisë merren me aktivitet fizik”, tha Rama.


21 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)