Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar shortin e kualifikueseve të Botërorit, që vendosi përballë Serbinë dhe Shqipërinë.

Vuçiç deklaroi se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe shqiptarët janë më të mira tani, se sa 10 vite më parë kur ndodhi incidenti në Beograd. Megjithatë, presidenti serb mendon se sfida e parë në Tiranë do të jetë problem, ndërsa e konsideron përfaqësuesen shqiptare të fortë.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.