Philippe Coutinho ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar kontratën me klubin brazilian Vasco da Gama dhe është larguar nga skuadra, duke theksuar se e ka bërë këtë vendim për shëndetin e tij mendor.
Mesfushori brazilian, 33-vjeç, i cili i rikthye te Vasco pas një karriere të gjatë në Evropë me klube si Liverpool, Barcelona apo Bayern Munich, deklaroi se është shumë i lodhur mendërisht dhe ndjen se cikli i tij në klub ka mbaruar.
Ai ka thënë në një postim në Instagram se nuk mund të kthehej në fushë për ta mbrojtur shëndetin e tij mendor pas një periudhe të vështirë, përfshirë edhe kritikat nga tifozët në ndeshjet e fundit. Coutinho ka zhvilluar 81 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola gjatë qëndrimit të tij të fundit te Vasco dhe theksoi se do ta mbajë gjithmonë në zemër lidhjen me klubin dhe tifozët, pavarësisht largimit.
Ai e filloi karrierën te Vasco, pastaj luajti për klube të mëdha evropiane para se të kthehej në Brazil, dhe tani është bërë lojtar i lirë dhe mund të bashkohet me një klub tjetër në kohën e duhur.
Top Channel
