Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, do të publikojë ditën e nesërme listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.

Është bërë e ditur se në orën 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet konferenca për mediat ku Sylvinho do t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me emrat e thirrur, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri. Pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, kuqezinjtë do të nisin grumbullimin ditën e hënë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Rikujtojmë që Kombëtarja ndodhet në Grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Padyshim që Anglia është favoriti kryesor për kreun, ndërsa Shqipëria do ta nisë nga “Uembli” këtë rrugëtim.