Kosova U-21 do të presë sot Spanjën U-21 në orën 19:00. Sfida në stadiumin “Fadil Vokrri” është e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Spanja duket se ka provokuar me publikimin e posterit të ndeshjes. “Iberikët” e quajnë Territori i Kosovës duke bërë që shqiptarët të vërshojnë me komente të shumta.

Kujtojmë se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Një vendin që vjen edhe për shkak të problematikave që Spanja ka me tematika të ngjashme.

Kosova U-21 shpreson ta vazhdojë si duhet këtë rrugëtim. “Dardanët” e kanë barazuar takimin e parë me Rumaninë.