Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk përfundoi dhe quhet “e braktisur”!

Pasi gati 1 ore, arbitri ka vërshëllyer tri here pasi ne fushe doli vetëm Rumania dhe shkelmoi topin, teksa Kosova ka qëndruar në dhomat e zhveshjes. Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes edhe pse kishte ende minuta për të luajtur.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur rumun, Emanuel Roshu, zbulon se lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më në fushë. 

Gjithashtu Roshu bën me dije se drejtuesit e Kosovës ishin në konktakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit. 

“Lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më. Ata ishin në kontakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit”, shkruan gazetari rumun.