PSG është finalisti i dytë i këtij edicioni në Champions League, kjo pas barazimit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bayernit me rezultatin 1-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm shënoi 5-6.

Sfida e luajtur në “Allianz Arena” nisi në mënyrën perfekte për të besuarit e Luis Enrique, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Dembele, pas një asisti mjaft të bukur nga Kvaratskhelia.

Bavarezët provuan disa herë të rikthenin baraspeshën, ndërsa në lojë u mbajtën edhe nga pritjet e njëpasnjëshme të Neuer.

Në fund, Kane tundi rrjetën pariziene, por që nuk mjaftoi.

PSG arriti kështu finalen e dytë radhazi në Champions, me misionin për të mbrojtur titullin kampion, teksa kësaj radhe do të ketë përballë Arsenalin.

Finalja e madhe do të luhet më 30 qershor, ora 18:00, në Budapest.