PSG është klubi fitues i UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi pasditen e sotme në finale ndaj Arsenalit.
Sfida nisi “zjarr” për londinezët, që kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Havertz, i cili realizoi me të majtën. 10 minuta më pas, parisienët “reklamuan” një prekje me dorë në zonë, por loja vijoi normalisht. Pavarësisht rasteve, në pjesën e parë rezultati mbeti i pandryshueshëm. Skuadra e Enriques u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe fitoi penallti, pas një kontakti Kvara-Moskjera. Nga pika e bardhë nuk fali Dembele.
Shtesa nuk prodhoi gol, ndërsa ekipet iu drejtuan penalltive. Më e saktë u tregua PSG, që gaboi vetëm një prej tyre dhe mbron kështu titullin e fituar në sezonin e kaluar.
