Phlippe Coutinho nuk dëshiron të transferohet te Paris Saint-Germain në merkaton e Janarit. “Ylli” i Liverpoolit pëlqehet shumë nga klubi parizien, që kërkon t’i prishë punë Barcelonës, me skuadrën katalanase që nuk arriti të mbyllte në orët e fundit të merkatos së verës marrëveshjen me Liverpoolin.


Synimi i lojtarit është të firmosë me Barcelonën në janar, por PSG, me prepotencën që e karakterizon, ka ndërhyrë në bisedime me një ofertë “të çmendur” për brazilianin.


Gjithsesi, “blaugranat” mund të rrinë të qetë, sepse 25-vjeçari ka vetëm një synim: të vihet nën urdhrat e Valverdes. Pak ditë më parë, menaxheri i Coutinhos theksoi se për një shumë prej 150 milionë eurosh, klienti i tij do të transferohej menjëherë në “Camp Nou”, por nëse PSG vazhdon ta rrisë ofertën, Liverpool do të rezistojë për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij.


29 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)