
Për Shqipërinë do të jetë një ndeshje thelbësore në objektivin e madh për të arritur te vendi I tretë dhe te grumbullimi për herë të parë i 18 pikëve në një faze grupesh. Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës pa tifozë. Trajneri Edi Reja ka bërë edhe zgjedhjet zyrtare për formacionin.
Janë shumë mungesa dhe shumë zgjedhje të kushtëzuara teksa në portë do të jetë Berisha e më pas në mbrojtje, Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari.
Në mesfushën me pesë lojtarë janë aktivizuar Roshi, Laçi, Ramadani, çekiçi dhe Hysaj ndërsa në sulm, Uzuni dhe Seferi.
Shqipëria: Berisha, Mihaj, Dermaku, Hoxhallari, Roshi, Laçi, Ramadani, Hysaj, Çekiçi, Uzuni, Seferi
Armando Broja nuk ia doli të kontribuonte për Shqipërinë në ndeshjen me Anglinë dhe nuk do të jetë as sonte kundër Andorrës.
Sulmuesi i Shqipërisë, i cili është edhe pjesë e Southampton në Premier League, para ndeshjes ka publikuar një mesazh mbështetës për futbollistët e kombëtares dhe ka diçka edhe për tifozët.
I uroj çunave suksese sonte. Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë të luftojmë për flamurin tonë! Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëria! Forca!”, shkruan Broja në postimin e tij në “Insta Story”.
