Spanja
Tashmë është zyrtare, Karles Pujol nuk do të jetë në Euro 2012 në radhët e Spanjës. Shpresa e fundit u shua, pasi vetë mbrojtësi veteran konfirmoi se nuk mund të bëhet gati në kohë, pas dëmtimit në gjurin e këmbës së djathtë, ndërsa do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni. “Mendoj se është thuajse e pamundur që të jem në Euro, pasi duhet kohë riaftësimi pas operacionit, ndërsa ka lojtarë të tjerë në formë më të mirë sesa unë. Nuk e di nëse ky ishte shansi im i fundit për të luajtur në Europian me kombëtaren, por jam i sigurt për diçka: Dua që të jap lamtumirën në fushë dhe jo në sallën e operimit”, tha Pujol.