Ish-legjenda e Milanit, Ruud Gullit, ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale për të kujtuar Franco Baresin, një nga figurat më ikonike në historinë e klubit kuqezi.
Përmes një postimi në Instagram, ish-mesfushori holandez i ka kushtuar disa fjalë prekëse ish-kapitenit të Milanit.
“Pusho në paqe Franco Baresi, përgjithmonë kapiteni im”, ka shkruar Gullit.
Postimi është shoqëruar me një fotografi ikonike nga vitet e arta të Milanit, ku Gullit shfaqet duke mbajtur në supe Franco Baresin gjatë festimeve në fushë.
Dy legjendat ishin pjesë e skuadrës së famshme të Milanit në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, një ekip që dominoi futbollin italian dhe europian.
