Mbrojtësi gjerman Sebastian Hertner vdiq pas një incidenti me teleferikun, në Mal të Zi. Ai ra nga një lartësi prej 70 metrash të dielën e kaluar dhe nuk i mbijetoi lëndimeve të marra.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, dy karrige të teleferikut u shkëputën nga kabllot dhe u përplasën me sediljen.
Klubi i kategorisë së pestë në Gjermani, në të cilin luante Hertner, ETSV Hamburg i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Me hidhërim të madh njoftojmë sot se kapiteni ynë, Sebastian Hertner, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik gjatë pushimeve. Jemi të tronditur dhe jashtëzakonisht të trishtuar. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Pusho në paqe, Sebastian,” shkroi ETSV Hamburg në rrjetet sociale.
