Imagjinoni një corridor të gjatë të ndricuar nga një dritë e zbehtë. Në krahun e djathtë, një grup djemsh janë pas një dritare sipër njëri tjetrit, thuajse gati të hyjnë në radion që po transmeton ndeshjen. Duket si një skenë e 30 viteve më parë, por është më aktuale se kurrë.

Të kthen në kohët e largëta kur radio ishte e vetmja mënyrë për të dëgjuar garat e Serie A dhe Kupës së Kampioneve; iu jepej pushtet fjalëve dhe fantazisë, duke u rrëmbyer nga rrëfimi, sikur të ishte një roman popullor me protagonistë futbollistët e skuadrës së zemrës.

Duket si një skenë e filmit ‘Rikthim në të ardhmen’, por në fakt është burgu i Bollate, ku një imazh i tillë shihet praktikisht cdo fundjavë, në varësi të skuadrës që zbret në fushën e lojës. Djemtë janë të ndarë në ‘sektorë’; dmth në grupe dhe bashkohen me njëri-tjetrin për të dëgjuar ndeshjet në radio. Ai cep pranë dritares, për ta vlen sa San Siro. Këshu do të ndodhë për derbin e kësaj të diele, ku në një institut të kryerjes së dënimimt, futbolli bëhet një valvul shfryrje dhe radio si pasojë, një mjet shpërqendrimi masiv.

Imagjinohet, udhëtohet me mendje duke pritur momentet më të mira të ndeshjes nga programi ‘Domenica Sportiva’. Atë ata mund ta shohin duke qenë se transmetohet nga RAI  pa pagesë ashtu sikurse ndeshjet e Kombëtares Italiane. Për të tjerat duhet të kënaqen me radion; të dënuarit e burgut të Bollate do të përjetojnë derbin duke ëndërruar një gol të Lautaro Martinez apo Leao duke u shtirur sikur po e shohin, sikur janë atje duke u varur nga buzët e radiokomentatorit

Duke ecur nëpër strukturë, perceptohet se sa prezent është futbolli në këtë institucion, duke dëgjuar djemtë, duke admiruar pasionin që kanë teksa flasim. Sot shohim gjithcka, menjëherë dhe në cdo moment, golat, përsëritjet, ndeshjet. Ndërsa në Bollate, i jepet hapësirë dëshirës, imagjinatës së atij që nuk ka privilegjin për të ndjekur dhe duhet të veprojnë si të munden. Sepse shumë prej tyre do të donin të ishin në San Siro dhe ëndërrojnë të kthehe atje sapo të dalin, por për momentin janë të detyruar të kënaqen me kaë, duke parë ndeshjen me të burgosur të tjerë. Për më tepër, derbi shndërrohet në një mundësi edukimi; mund të gëzosh, por ndeshja shihet nga të gjithë së bashku; milanistë dhe interistë të ngjitur pas radios sikur të ishin në tribunën e San Siros. Dhe fitoftë më i miri.

Sfida mes Milanit dhe Interit është shumë e ndjerë. Edhe gjatë takimit ‘Jetë në fushe-histori që tregojnë të tashmen’ ku morën pjesë portierja e Milanit dhe kombëtares italiane të vajzave, Laura Giuliani dhe ish sulmuesi Simone Tiribocchi, të dënuarit patën shansin për të treguar lidhjet e tyre më sportin dhe  futbollin. Dikush luajtur në Lecco e më pas ka stërvitur fëmijët e Milanit dhe Interit përpara se të përfundonte në Bollate, dikusht tjetër emocionohet teksa bën një pyetje një ish futbollisti të Serie A sepse një gjë e tillë nuk ndodh cdo ditë, sidomos kur kalon shumë kohë në  burg, Dhe sytë që shndërrisin të tyre i tregojnë më mirë historitë sesa fjalët e shumta.

Dikush tjetër tregon se për të shkuarja në San Siro i mungon si të bërit dashuri, ndërsa është edhe ai që thotë se do të fitojë Interit sepse është më i fortë. Një kuriozitet tjetër; forca matet me besimin, te klasifikimi dhe te golat në një botë ku diskutohet në  mënyrë obsessive për skemat, leximet taktike, kur nuk janë mjetet gjërat thjeshtëzohen. Sepse nëse je brenda për 3-4 vjet dhe mund të diskutosh për  formacionet dhe taktikën deri në një farë pike. Në fakt, fitojnë imagjinara, fantazia, intuita. Radio, te shumë persona në Bollate ështe një mjet për t’u argëtuar falë futbollit e për të shijuar 1 orë e gjysmë liri, duke ëndërruar San Siron, me shpresën se një ditë do të kthehen dhe duke rimenduar  ato mbrëmje të kaluara pranë një  dritareje të udhëhequr nga një zë që tregon, i emocionuar për golat që nuk i pa kurrë.

Top Channel