Leo Messi apo Cristiano Ronaldo? Kush është më i mirë? Është pyetja e përjetshme që shumë tifozë futbolli i kanë bërë vetes prej vitesh e vitesh. Aq më tepër që këta dy futbollistë kanë dominuar futbollin europian në 10-15 vitet e fundit.
E pra, Rafa Nadal, një tifoz i njohur dhe anëtar nderi i Real Madridit, i është përgjigjur sinqerisht kësaj pyetjeje të bërë nga një turist.
Teksa tenisti Balearik, i cili ndodhet në Greqi për pushime, është pyetur nëse preferon Leo Messin lojtar i Inter Miami, apo Cristiano Ronaldon në radhët e Al-Nassr. Përgjigja e tij nuk lë vend për dyshime dhe merr përmasa të mëdha.
“Messi është më i mirë”,- e siguroi Rafa Nadal turistin, megjithëse më vonë shtoi: “por unë jam tifoz i Real Madridit”.
Si mund të ndodhte ndryshe, fjalët e Rafa Nadal janë bërë virale në rrjetet sociale dhe janë përhapur si flakë mes futbolldashësve…