Italia dhe Turqia është ndeshja hapëse e Euro 2020, që për shkak të pandemisë luhet me një vit vonesë.
Por, a e dinit që për herë të fundit në një kompeticion europian Italia dhe Turqia janë ndeshur pikërisht më 11 qershor dhe pikërisht në fazën në grupe të një kampionati europian?
21 vite më parë, në Euro 2000, që zhvillohej në Holandë dhe Belgjikë, Italia luante më 11 qershor 2000 ndeshjen e parë të këtyre finaleve me Turqinë.
“Axurrët” zbrisnin në fushë me Toldon në portë dhe mbrojtjen me tre Cannavaro-Nesta-Maldini. Në mesfushë Zambrotta, Conte, Albertini dhe Pessotto dhe në sulm Fiore, Totti dhe Inzaghi në rolin e pykës.
Ndeshja përfundoi 2-1 për italianët falë një goli spektakolar me rrofeshatë të Antonio Contes dhe një goli nga penalltia e Pippo Inzaghi-t.
Atë vit, Italia shkonte në finale, ku u mund në kohë shtesë nga Franca falë rregullit të Golden Golit, të shënuar nga David Trezeguet.