Cristiano Ronaldo ka reaguar në lidhje me artikujt e publikuara në disa media në Spanjë dhe Angli që e lidhin të ardhmen e tij me Real Madrid, apo Manchester City.

Portugezi hedh poshtë këto artikuj dhe thotë se këto zëra janë poshtëruese si për të, ashtu edhe për klubet e përfshira në këto artikuj.

“Ata që më njohin e dinë shumë mirë se unë jam i fokusuar te puna ime. Më pak fjalë, më shumë punë, kjo ka qenë motoja ime që kur kam nisur karrierën. Gjithsesi, nisur nga gjithçka është thënë dhe shkruar së fundmi, më duhet të flas”, thotë Ronaldo.

“Më shumë se mungesë respekti për mua si njeri dhe si lojtari, mënyra tinëzare se si po mbulohet e ardhmja ime në media është poshtëruese edhe për të gjitha klubet e përfshira në këto thashetheme, ashtu si edhe stafi dhe lojtarët e këtyre klubeve”, vijon ai.

Portugezi nënkupton se nuk do të rikthehet më në Madrid, të paktën jo si lojtar i Realit.

“Historia ime të Reali është shkuar, është regjistruar, me fjalë dhe numra, me trofe dhe tituj, me rekorde dhe kryetituj mediatikë. Është në muzeun e stadiumit, edhe në në mendjet e çdo tifozi të klubit. E di që një tifoz i vërtetë i Realit do të vazhdojë të me këtë në zemër dhe unë do të vazhdoj t’i kem në zemër ata”, vijon ai.

Më tej, u përgjigjet edhe zërave se nga “zilia” e largimit të Messit te PSG, Ronaldo po kërkon transferimin te Manchester City.

“Ka pasur lajme dhe histori që më lidhin me klube të ndryshme në liga të ndryshme dhe askush nuk është shqetësuar dhe përpjekur për të zbuluar të vërtetën. Po e thyej heshtjen për të thënë se nuk mund të ndjek dot të gjithë njerëzit që vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Mbeten i fokusuar te karriera dhe puna ime dhe i gatshëm e i përgatitur për çdo sfidë që përballem. Të tjera? Të tjera janë thjesht llage”, mbyll reagimin e tij Ronaldo.