Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për 16 skuadrat që marrin pjesë në fazën play-off të turneut.
Benfika do të përballet sërish me Real Madridin, teksa 2 ditë më parë e mposhti me shifrat e thella 4-2 ku spikati goli i Trubin në minutën e ’98. Nga ana tjetër Interi është më me fat pasi do të luajë me skuadrën norvegjeze, Bodo/ Glimt. Juventusi i Spaleti ka përballë gjigantët turq, Gallatasarain ndërsa PSG do të luajë ndaj francezëve të Monakos. Atalanta e Gjimshitit do të sfidë Borusia Dortmundin.
Rikujtojmë që ndeshjet e play-off do të luhen më 17-18 shkurt dhe 24-25 shkurt.
Përballjet e Playoff-it
- Monaco-Paris Saint Germain
- Benfica-Real Madrid
- Qarabag-Newcastle
- Bodo/Glimt-Inter
- Galatasaray-Juventus
- Dortmund-Atalanta
- Brugge-Atletico Madrid
- Olympiacos-Leverkusen



