Aventura e Alvaro Arbeloas në pankinën e Realit të Madridit mbyllet pas pak më shumë se 5 muajsh. Klubi i Los Blancos e ka konfirmuar këtë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e tij të internetit.

Reali i Madridit dhe Alvaro Arbeloa arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund eksperiencës së tij si trajner i skuadrës së parë-lexohet në komunikatën e Realit të Madridit-klubi i është thellësisht mirënjohës Alvaro Arbeloas që gjatë gjithë rrugëtimit të tij që nga kohët e akademisë sonë të të rinjve, gjithnjë ka shfaqur besnikëri, impenjim dhe profesionalizëm. Ai mishëron vlerat e kombit tonë. Reali i Madridit, që do të jetë gjithnjë shtëpia e tij, i uron Alvaro Arbeloas dhe familjes së tij më të mirën për këtë fazë të re të jetës së tyre’.

Tashmë dihet se në vend të Arbeloas do të vijë Jose Mourinho, pritet vetëm komunikata zyrtare.