Shtypi: Mou, pranë lamtumirës
Lojtarët nuk i kanë pritur mirë kritikat publike të trajnerit
Vetëm 24 orë përpara sfidës përballë Mançinit dhe Mançester Sitit të tij, në Madrid kanë pak kohë për të menduar për Champions. Situata në shtëpinë e Realit është eksplozive: akuzat publike të Murinjos ndaj skuadrës nuk janë pritur mirë nga lojtarët, sikurse bën të ditur shtypi spanjoll. Dhe tashmë gjithçka mund të ndodhë.
“Skuadër e irrituar” — “La Vanguardia”, e përditshme e Barcelonës, e shpjegon kështu momentin: “Lojtarët e Realit nuk e kanë përtypur qortimin publik të Murinjos dhe mendojnë se trajneri e ka ekzagjeruar me kritikat”. Hidhet edhe ndonjë hipotezë për konspiracion për të kuptuar çfarë po ndodh në të vërtetë në dhomat e zhveshjes së Realit. Për të gjithë ka folur Serxho Ramos, një nga futbollistët me më shumë influencë: “Është e çuditshme që tekniku ka qenë kaq i ashpër pas vetëm 4 ndeshjesh”. “Lojtarët, gjithnjë sipas ‘La Vanguardia’, nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë sëmundjeje ka kontraktuar skuadrën dhe përse është ndërlikuar kaq shumë sa të shënojë edhe fillimin më të keq të sezonit në vitet e fundit, por refuzojnë me destinacion skarso”.
Përgatitjet nën akuza — Por edhe gazetat e Madridit nuk i kursejnë kritikat: “Marca” flet për “gabime të shumta” në klub. E përditshmja sportive, shumë pranë madrilenëve, komenton: “Lojtarët e pranojnë formën e tyre të dobët fizike dhe i faturojnë Murinjos një fazë përgatitore të padobishme. Alarmante mungesa e lojës, e opsioneve ofensive dhe e përqendrimit”. Pastaj dueli Mou-lojtarë: “Murinjo shikon një sjellje joprofesionale të skuadrës, grupi është i zemëruar për akuzat publike të teknikut pas çdo humbjeje”.
Mou bën “mea culpa” – Vetë Murinjo, pas kritikave të ashpra, merr përsipër fajet: “Përgjegjësi jam unë: nuk isha i aftë të krijoja një grup vendimtar dhe t’i bëja lojtarët të kuptojnë se futbolli duhet të jetë prioriteti i jetës së tyre. Tani objektivi është të kem një skuadër sa më shpejt, përafërsisht me atë të sezonit të kaluar. Në futboll ekziston vetëm sot dhe nesër; e djeshmja nuk ekziston, ashtu si titujt e fituar. Nuk ka përgjegjës të tjerë: në skuadrën time, fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë”.
Ditët e numëruara? – Sipas disave, Murinjo mund të përgatisë terrenin për lamtumirën. “Lojtarët e Realit nuk besojnë se tekniku portugez do ta përfundojë sezonin”. E thotë në “Catalunya Radio” gazetari i El Pais, Diego Torres, i konsideruar i mirinformuar mbi temperaturën e dhomës së zhveshjes madrilene. Fakt është se Reali ka tashmë një objektiv sezonal më pak: lojtarët besojnë se La Liga është humbur tashmë dhe jo vetëm për 8 pikët disavantazh në klasifikim: “Besojnë se është e pamundur të fitojnë La Liga-n, duke luajtur kështu, tha Torres, sepse Murinjo vazhdon të luajë në mënyrë të parashikueshme. Tani nuk i befason më skuadrat spanjolle”. Ndër të tjera, “Sport”, shton: “Skuadra nuk e ka kurajën e sezonit të kaluar: ka humbur stimulin, që kishte para se të fitonte një titull”. “El Mundo Deportivo” flet për një Murinjo “që i ka ditët e numëruara”.
Champions League
SOT
Grupi A
20:45 Dinamo Z.-Porto
20:45 PSG.-Dinamo e K.
Grupi B
20:45 Montpelier-Arsenal
20:45 Olimpiakos-Shalke
Grupi C
20:45 Milan-Anderleht
20:45 Malaga-Zenit
Grupi D
20:45 Borusia D.-Ajaks
20:45 Real Madrid-Mançester S.
SOT
20:45 Dinamo Z.-Porto
20:45 PSG.-Dinamo e K.
20:45 Montpelier-Arsenal
20:45 Olimpiakos-Shalke
20:45 Milan-Anderleht
20:45 Malaga-Zenit
20:45 Borusia D.-Ajaks
20:45 Real Madrid-Mançester S.
NESËR
20:45 Çelsi-Juventus
20:45 Shakhtar D.-Nordsjaelland
20:45 Bajern Mynih-Valencia
20:45 Lilë-BATE Borisov
20:45 Barcelona-Spartak Moscoë
20:45 Sëlltik-Benfika
20:45 Braga-CFR Kluzh
20:45 Mançester J.-Galatasarai