Stema e Real Madridit tashmë është pjesë e fasadës së stadiumit të famshëm madrilen. Punëtorët e instaluan atë këtë mëngjes, pranë emrit “Bernabéu”, në anën që sheh nga rruga Paseo de la Castellana.

Vendosja e simbolit ka ngjallur entuziazëm mes tifozëve, të cilët prej kohësh kërkonin që stema e klubit të shfaqej në pjesën e jashtme të stadiumit. Ky ndryshim konsiderohet një nga elementet e rëndësishme të përfundimit të projektit të rinovimit të impiantit.

Megjithatë, një debat tjetër vazhdon mes mbështetësve të Real Madridit. Një pjesë e tyre dëshiron që stadiumi të mbajë emrin e plotë “Santiago Bernabéu”, në nder të presidentit historik të klubit, dhe jo thjesht “Bernabéu”, siç shfaqet aktualisht në fasadë.

Reali vendos stemën e klubit te Bernabéu…

Për momentin, drejtuesit e klubit kanë ruajtur emërtimin “Bernabéu”, ndërsa vendosja e stemës i jep stadiumit një tjetër element identifikues të ngjyrave dhe historisë së Real Madridit.