I ftuar në “Jashtë Loje” futbollisti, trajneri dhe opinionisti i njohur, Redi Jupi rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij.

Bëhet fjalë për periudhën e tij të adoloshencës, i vetmi shkak që ai braktiste orët e mësimit ishte për të dalë jashtë dhe për të protestuar kundër komunizmit.
I pyetur nëse i ka lënë ndonjëherë orët e mësimit apo ka qenë nxënës problematik, Jupi shprehet se i vemti shkak ka qenë periudha e Komunizmit.

“Unë kam qenë nxënës relativisht i mirë edhe pse orët e mësimit i linim shumë sidomos në ‘91-‘92 sepse dilnim nëpër demostrata, nëpër protesta sepse neve na dukej sikur po e rrëzonim ne regjimin edhe pse një dorë e dhamë… por ka qenë në kurriz të shkollës.

Atëherë kam qenë në gjimnaz, në vitet ‘90-‘92 isha në vit të katërt dhe dilnim shumë shpesh në shesh kemi qenë edhe kur u rrëzua busti në shesh bashkë me shokët e gjeneratës sime dhe ato ishin emocione shumë të mëdha, por që ishin në kurriz të shkollës… Ne kemi pasur kapituj të tërë në algjebër, trigonometrinë përshembull e kemi gati gati të tejkaluar të gjithën sepse ka përkuar në atë periudhë…”

Ndërsa Jupi ka qenë pjesë e këtyre demostratave, moderatorja Sidorela Gjoni, merr shkas ta pyesë nëse ka pasur incidente që kanë mbetur në mendjen e tij:

Në përgjithësi ato kanë qenë ngjarje shumë të forta, e para njëherë, ne nuk e kuptonim se çfarë po bëhej, ne nuk po kuptonim aq regjimin e kaluar sepse unë isha 15-vjeç atëhere, ne nuk po kuptonim as se çfarë donim, vetëm donim që të rrëzonim regjimin, të ishim në një sistem tjetër, ishte një sistem që nuk na pëlqente, me të cilin nuk ndiheshim mirë edhe pse kufizimi i lirisë sonë ishte rrezatim shumë sepse nuk kishim asnjë marrëdhënie as me shtetin, ishim vetëm me shkollën. E dinim që edukimi ishte i duhuri, këtë ndjenim. Por pas kësaj ishte edhe ky sensi i lirisë…