I mjaftuan pak më shumë se 6 vite karrierë te Manchester City për të hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për këtë skuadër.


Sergio Aguerro me finalizimin ndaj Napolit në Champions, numëron në total 178 gola me Cityzens, një më shumë se Eric Brook, që luajti për të njëjtën skuadër për një përiudhë 11-vjecare thuasje 8 dekada më parë (1928-1939).


Rekordin që mbahej nga Brook argjentinasi e barazoi ndaj Burnley-t, me 11-metërsh, për ta thyer më pas pikërisht në “San Paolo”.


Në sezonin aktual Aguero ka realizuar 8 gola në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke rezultuar një nga pikat më të forta të formacionin të Pep Guardiolës.


2 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)