Shqipëria dhe Kosova pësojnë rritje në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s pas sukseseve në sfidat e muajit tetor.
FIFA ka përditësuar këtë të premte renditjen e re të saj. Ashtu siç pritej, pas fitoreve të tetorit Shqipëria është pozicionuar në vendin e 61-të. Një ngjitje prej pesë vendesh nga hera e fundit.
Kosova gjtihashtu ka rritje krahasuar me më parë, me dardanët që kanë vendosur rekord historik. Me shtatë pozicionet e përmirësuara, tashmë ata mbajnë vendin e 84-t.
Ky përditësim i renditjes nga institucioni më lartë u futbollit botëror, pritet që të ndikojë edhe në pozicionimin e dy kombëtareve shqiptare në vazot për fazën e play off, gjithmonë nëse pas përfundimit të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova do të renditjen të dytat në grupet respektive.