Shqipëria është në vendin e dytë të renditjes pas një fitoreje historike kundër Serbisë në Leskovc.

Shqipëria bën ‘zap’ Serbinë, supergoli i Manaj hesht serbët, një hap më afër botërorit! | Gazeta Shqip

Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë dhe kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur në fushatën kualifikuese, kundër Andorrës më 13 nëntor dhe pas tre ditësh me Anglinë, të dyja në Tiranë.

Nëse Shqipëria mund Andorrën atëherë kualifikimi për në “Play off” do të jetë më afër se kurrë, me një nder që duhet të vijë nga Anglia, të mundë Serbinë në Londër.

Nëse ky skenar do të ndodhë, atëherë Shqipëria do të sigurojë automatikisht “Play Off”-in.