RIKTHIMI


Mërgim Mavraj deri tani ishte aktivizuar me ekipin e dytë, por rikthimi tregon se ai është gati edhe për kombëtaren


Pas 7 muajsh


Mergim MavrajNjë lajm i mirë për kombëtaren shqiptare. Pas zërave se Këlni refuzonte huazimin e Mërgim Mavrajt në merkaton e dimrit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është rikthyer në fushë pas 7 muajsh. Dëmtimi i pësuar dhe riaftësimi i gjatë, tashmë janë një kujtim i largët për lojtarin kuqezi, i cili është aktivizuar për pak sekonda në fund të sfidës mes Këlnit dhe Borusias së Dortmundit, të fituar 2-1. Pikërisht pas momentit që vendasit kanë shënuar golin e dytë ndaj verdhezinjve, trajneri Stoeger aktivizon Mavrajn për sekondat e mbetura. Kontributi i tij në fushë nuk ka qenë efikas, përveç se i ka dhënë mundësi Këlnit të fitojë sekonda të çmuara nga zëvendësimi me autorin e golit të parë, Simon Zëler. Gjithsesi, Mavraj ka shprehur kënaqësinë e tij menjëherë pas ndeshjes, duke postuar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku festonte rikthimin në fushë edhe me një jubile: “Pas 7 muajsh, unë jam kthyer për herë të 100 në Bundesligë”. Pikërisht 100 ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman nga mbrojtësi shtatlartë.