Barcelona ka tashmë në fushë me një tjetër përforcim. Rodrigo Hernández, ka mbërritur pranë ekipit duke u vendosur në dispozicion të Hansi Flick dhe do të mbajë në shpinë numrin 16. Spanjolli ka firmosur kontratën deri në vitin 2030.
Duket se identifikimi ndër vite në ekipe dhe kombëtare apo dhe imazhi në botën e marketingut duket se ka ndikuar në zgjedhjen e tij sa i përket numrit. Madje ai e mbart 16-tën qenë moshë të re, kur ishte pjesë e Villarrealit. Përjashtim mban periudha kur u transferua te Atlético Madrid, ku për një sezon mbajti numrin 14.
Nën drejtimin e Diego Simeones, Rodri fitoi Superkupën e Europës në vitin 2018, përpara se të transferohej te Manchester City pas interesimit të Pep Guardiolës. Pikërisht ndryshimi i skuadrës u pasua dhe me rimarrjen e numrit të tij të preferuar Rodri u shndërrua ndër mesfushorët më të mirë në fushe ku mes trofeve ngriti edhe të Champions League.
Në vitin 2024, u kurorëzua edhe me Topin e Artë. Përveç supersticionit personal, numri 16 tashmë është lidhur fort me imazhin e Rodrit. Tashmë, Rodri pritet të rikthehet te numri i tij i preferuar në Barcelonë ku synon të vazhdojë historinë e suksesit në fushën e Camp Nou.
