Turi i Francës


Uigins konfirmon fanellën e verdhë, Froome e Nibali i ndjekin


Francezi Pier Roland (Europcar) ka fituar etapën e 11, më të vështirën mes garave malore të këtij Turi të Francës. Në vendin e dytë me 55′ distancë u rendit i riu shumë premtues Thibaut Pinot, ndërsa Kris Froome tregohet fantastik dhe lë pas edhe një herë tjetër Uigins. Fanella e verdhë e mbylli me 2″ më shumë së bashku me Nibali. Italiani ishte një protagonist i madh i etapës së djeshme dhe ka provuar disa herë shkëputjen në kilometrat e fundit të garës. Uigins, i mbështetur nga Froome, ka ditur gjithnjë të rikuperojë. Ndërkohë që një paraqitje jo të mirë ka bërë Kadel Evans, i cili e mbylli vetëm i 11-i. Uigins vazhdon të kryesojë klasifikimin e përgjithshëm të Turit të Francës edhe pas kësaj etape, duke iu afruar shumë pranë titullit kampion. Ndërsa veç tij, skuadra “Sky” ka të pozicionuar në vendin e dytë të këtij klasifikimi edhe çiklistin tjetër të talentuar, Kris Froome me 2’05”. I treti është Vinçenco Nibali i skuadrës italiane “Liquigas” me 2’23”, ndërsa Kadel Evans (Australia) me 3’19” pozicionohet i 4-ti.